Telegrafi

Erza Muminoviq fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane të xhudos në Çeki

Xhudistja e re kosovare, Erza Muminoviq ka vazhduar shkëlqimin e saj, duke koleksionuar edhe shumë medalje në turne të ndryshëm.

Kupa Evropiane për kadet në Teplice të Çekisë u zhvillua sot (e shtunë), ku u paraqiten tre garues kosovarë.

Megjithatë, vetëm Erza Muminoviq arriti të rrëmbej medalje, ndërsa dy garuesit tjerë u eliminuan në xhiron e parë.

Lexo po ashtu Vazhdojnë sukseset në xhudo, Erza Muminoviq fiton medaljen e artë në Berlin

Muminovic  e fitoi të bronztën duke mposhtur malazezen, Nikoliq, nën-kampione botërore për kadet vitin e kaluar.

Deri në këtë gjysmëfinale, Muminoviq erdhi pas tri fitoreve kundër garueseve nga Çekia,Ukraina dhe Rusia kurse në gjysmëfinale humbi nga garuesja turke.

Lexo po ashtu Erza Muminoviq siguron medaljen e argjendtë në evropianin e juniorëve

Për meshkuj garuan Dardan Cena, kategoria 50 kg, ku humbi në xhiron e parë si dhe Arbër Nikqi në kategorinë deri në 60 kg që po ashtu pësoj në xhiron e parë!

Nesër, në këtë garë do të garoj Fationa Kasapi në kategorinë 57 kg. /Telegrafi/