Xhudistja e re kosovare, Erza Muminoviq ka vazhduar shkëlqimin e saj, duke koleksionuar edhe shumë medalje në turne të ndryshëm.
Kupa Evropiane për kadet në Teplice të Çekisë u zhvillua sot (e shtunë), ku u paraqiten tre garues kosovarë.
Megjithatë, vetëm Erza Muminoviq arriti të rrëmbej medalje, ndërsa dy garuesit tjerë u eliminuan në xhiron e parë.
Muminovic e fitoi të bronztën duke mposhtur malazezen, Nikoliq, nën-kampione botërore për kadet vitin e kaluar.
Deri në këtë gjysmëfinale, Muminoviq erdhi pas tri fitoreve kundër garueseve nga Çekia,Ukraina dhe Rusia kurse në gjysmëfinale humbi nga garuesja turke.
Për meshkuj garuan Dardan Cena, kategoria 50 kg, ku humbi në xhiron e parë si dhe Arbër Nikqi në kategorinë deri në 60 kg që po ashtu pësoj në xhiron e parë!
Nesër, në këtë garë do të garoj Fationa Kasapi në kategorinë 57 kg. /Telegrafi/