Xhudistja e re nga Kosova, Erza Muminoviq ka fituar medaljen e artë në Kupën Panamerikane për kadet që u mbajt sot (e shtunë) në Panama City të Panamasë.
Edhe një sukses i radhës për Kosovën në sportin kosovar ka ardhur nga xhudo.
Është xhudisja e re, Erza Muminoviq, e cila ka fituar medaljen e artë për kadet në Kupën Panamerikane që u mbajt gjatë të shtunës në Panama City.
Xhudistja jonë fitoi të artën në kategorinë deri në 44 kilogramë, duke i fituar të gjitha ndeshjet me Ippon.
Me këtë fitore, Erza i shton 100 pikë të reja në ranglistën botërore për Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.
Medalja u nda nga Ambasadorja jonë në Panama, Zana Zeqiri Rudi, e cila gjatë gjithë ditës u përkujdes për ekipin e Kosovës në xhudo.
Me këtë fitore u nda i lumtur shumë trajner i saj, Driton Kuka, teksa suksese të mëtutjeshme i uruan edhe Komiteti Olimpik i Kosovës [KOK]. /Telegrafi/