Telegrafi

Erza Muminoviq fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane ‘Athina 2019″

Xhudistja e re nga Kosova, Erza Muminoviq e ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane për juniore “Athina 2019”.

Xhudistët nga Kosova po vazhdojnë të korin suksese në këtë sport dhe të na bëjnë krenar çdo ditë e më shumë.

E fundit që ka quar lart emrin e Kosovës është xhudistja e re, Erza Muminoviq.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Xhudos

Muminoviq ka arritur të fitojë medaljen e artë në Kupën Evropiane për juniore “Athina 2019”.

Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq

Ajo ka triumfuar në kategorinë deri në 48 kilogramë pasi ka mposhtur në finale Jacqueline Springer nga Austria.

Në gjysmëfinale, Erza fitoi ndaj ruses Glafira Borisova. /Telegrafi/