Telegrafi

Erza Muminoviq fiton medaljen e argjendtë në Portugali

Xhudistja e re nga Kosova, Erza Muminoviq ka vazhduar me suksese në sportin e xhudos.

Kosova ka vazhduar me suksese dhe medalje në xhudo.

Është Erza Muminoviq, e cila ia ka sjell medaljen e radhës shtetit të Kosovës.

Shpresa e madhe e Kosovës ka fituar sot (sot) medaljen e argjendtë në kupën evropiane për kadet, që u mbajt në Coimbra të Portugalisë.

Erza këtë medalje e fitoi në kategorinë deri në 44 kilogramë, pasi në finale u mposht nga italiania, Giussepa Drago.

Ajo fitoi dy luftëra, derisa rrethin e parë e kaloi pa luftë.

Komiteti Olimpik i Kosovës [KOK] e ka përgëzuar për suksesin e radhës Erzën, e cila është në rrugë të mirë për të fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018. /Telegrafi/