Sot garuesit tanë kanë vazhduar të paraqiten në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj.
Fituesja e medaljes së bronztë për të rinj, Erza Mumonoviq është paraqitur në kryeqytetin azerbajxhanas të Bakus.
Xhudistja jonë nuk e pati ditën, pasi nuk arriti të kalojë garuesen nga Hungaria Anna Kriza, në raundin e parë të kategorisë deri në 48 kilogramë.
Edhe pse ishte në epërsi deri në sekondat e fundit, Erza u penalizua nga gjyqtarët me tri vërejtje.
Në këtë formë, xhudistja e re është eliminuar nga garat ndërkombëtare që po mbahen në Azerbajxhan. /Telegrafi/