Site icon Telegrafi

Erza Muminoviq e argjendtë në Kupën Evropiane të xhudos për të rinj

Foto: Driton Kuka/Facebook

Nuk kanë të ndalur sukseset e Erza Muminoviq në xhudo.

Pasi fitoi medaljen e argjendtë në Portugali dhe të artën në Panama, për xhudisten nga Kosova ka ardhur edhe suksesi tjetër.

Erza (-44 kg) ka fituar medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane të xhudos për të rinj, e cila po mbahet në Leibnitz të Austrisë.

Lexo po ashtu E diela ishte dita e suksesve të shumta në xhudo për Kosovën

Trajneri i njohur Driton Kuka ka njoftuar publikun për këtë arritje nëpërmjet një postimit në Facebook:

“Erza e argjendtë në Leibnitz! Kupa Evropiane për junior e vlefshme për Ranglistën Botërore, gara më e fortë në botë për U21”.

“Dje ishte ditë jo me fat pësuan humbje garuesit tonë në këtë garë, por sot Erza shkëlqeu e sot garojnë edhe garues tjerë!”.

Erza është një nga xhudistet që Kosova pret shumë suksese në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version