Telegrafi

Erza Muminovic përfundoi në vendin e pestë në Kampionatin Evropian U23

Erza Muminovic ka përfunduar e pesta në Kampionatin Evropian U23 të xhudos.

Ky kampionat është duke u mbajtur në Sarajevë të Bosjnje dhe Hercegovinës.

Xhudistja nga Kosova arriti ta përfundoj në vendin e pestë, pasi në luftën për të tretin u mposht nga gjermanja Annika Wurfel.

Erza luftoi në këtë evropian U23 në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kosovarja e nisi ditën me fitore ndaj spanjolles Marina Diez Castella, derisa në luftën e dytë humbi nga hungarezja Roza Gyertyas.

Në luftën e parë të repesazhit e mposhti zviceranen Manon Monnard. /Telegrafi/