Këngëtarja e talentuar kosovare, Erza Muçolli, po vazhdon të mahnisë francezët.
Pas suksesit të madh që pati vitin e shkuar në “France’s Got Talent”, ku zuri vendin e tretë, ajo po shkëlqen në kuadër të projektit “Kids United”.
Në performancën e fundit ajo zgjodhi hitin “Hello” të Adeles me të cilin mahniti të gjithë.