Telegrafi

Erza Muçolli këndon në OKB para syve të Orlando Bloom, Jackie Chan e David Beckham (Video)

Para disa ditësh ka qenë 70 vjetori i UNICEF-it, i cili u festua në një prej zyret e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.

Përveç shumë yjeve botërore të tilla si aktorët Orlando Bloom, Jackie Chan dhe David Beckham, ka pasur edhe personalitete shqiptare.

Në mesin e tyre ishte edhe këngëtarja shqiptare, e cila po bën karrierë në Francë Erza Muçolli, transmeton Telegrafi.

Madje, kjo e fundit edhe ka kënduar me korrin e fëmijëve këngën e John Lennonit, ‘Imagine’.

Kjo e ka bërë krenare edhe konsullen e Kosovës në New York, Teuta Sahatçiun e cila me këtë rast e ka publikuar videon teksa performon Erza. /Telegrafi/