Site icon Telegrafi

Erza Brahushi pozon si modele, moderatorja shfaq linjat trupore

Bukuroshen e kemi parë gjatë gjithë Kampionatit Botëror të 2018 në ekranet televizive të RTV Dukagjinit.

Erza Brahushi ishte një ndër moderatoret kryesore të emisionit sportiv “Dueli i Botërorit”, ku defiluan shumë sportistë, aktorë e këngëtarë.

Por, zeshkania ka nisur edhe një karrierë të re asaj të modeles, teksa ka filluar të pozoj për markat të ndryshme kosovare.

Ajo së fundi ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke mbajtur në duar një trëndafil të kuq.

Prezantuesja televizive sot njëkohësisht është duke festuar 24 vjetorin e lindjes dhe po merr mesazhe të shumta prej familjarëve dhe miqve.

Lexo po ashtu Fillojnë pushimet për prezantuesen e RTV Dukagjinit, shfaq linjat në bikini

Ndryshe, Brahushin do ta shohim edhe në sezonin e ri sportiv si moderatore e shout televiziv të Dukagjinit, “Dueli Sportiv”. /Telegrafi/

Exit mobile version