Telegrafi

Erza Brahushi e RTV Dukagjinit vjen me poza atraktive

Erza Brahushin mund ta shohim në RTV Dukagjini në një emision që flet për VIP-at.

Por, edhe vetë moderatorja tashmë ka bërë për vete një numër të madh të fansave që herë pas here i ‘qeras’ me imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.

Autorja e emisionit më alternativ në vend, “S’ka Ndal”, ku asgjë nuk i ik sa i përket jetës private dhe karrierës së artistëve, ka publikuar disa fotografi të reja në llogarinë personale në Instagram.

Ajo në fotot e fundit vjen mjaft e bukur duke marrë poza seksi dhe joshëse për fansat e rrjeteve sociale.

Kaçurrelja flokëzeza ka realizuar disa poza sensuale e veshur në fustane të ndryshme dhe kostume që ka bërë ta xhelozojnë shumë femra.

Ndryshe, shoun televiziv “Ska Ndal” që vjen me lajme ekskluzive, shfaqet çdo të hënë me fillim në ora 20:10 në RTV Dukagjini. /Telegrafi/