Erika Shabani ka publikuar projektin më të ri muzikor.
Këngëtarja që më mirë njihet me emrin artistik, Erysha ka sjell bashkëpunim me reperin Elinel.
“A mke harru”, titullohet kënga e re që e ka sjell me videoklip të punuar nga Imagine Films.
Projekt ky i cili i dedikohet dashurisë është realizuar nga producenti i njohur shqiptar, Cricket Music.
Për vargjet e tekstit të këngës është kujdesur Yll Limani dhe vet këngëtari, Elinel.
Ndryshe, dyshja do të sjell edhe këngë të reja ndaras gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/