Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Evi Reçi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
Bëhet fjalë për një këngë të quajtur “Play the violin”, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Ervin Gonxhin.
Me interpretimin në gjuhë angleze, teksti i kësaj kënge është shkruar nga vet artistja.
Producimi u realizua nga Gonxhi, teksa për videon u përkujdes A’Erlin Creativ Production.
Evi përndryshe viteve të fundit ka qenë më pasive me këngë e projekte të reja muzikore.
Megjithatë, ajo shquhet për hitet si: “I ngjan asaj”, “Dorëzohu”, “Zhdukem ngadalë”, “Si Margjelo” etj.
Ajo këtë periudhë u fokusua më shumë në televizion, duke qenë se prej vitesh është prezantuese e një emisioni. /Telegrafi/