Telegrafi

Erste Group parasheh rritje të ekonomisë së Maqedonisë në 3%

Portali ekonomik “Seenews” citon Erste Group nga Austria, të ketë thënë se rritja ekonomike e Maqedonisë pritet të lëvizë drejt 3%-shit në këtë vit.

Sipas këtij grupi, kjo do të ndodh për shkak të investimeve dhe profilit të qëndrueshëm të konsumit, pas ngecjes së vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Llogaria e tanishme pritet të mbetet në nivel të pranueshëm, pasi që përkeqësimi i mundshëm i baraspeshës tregtare duhet të mbulohet nga rezultati i fuqishëm i remitancave dhe shërbimeve”, thonë nga Erste Group, në një hulumtim për makro-ekonominë e Maqedonisë.

Raporti thotë se edhe inflacioni ka lëvizur në drejtim pozitiv në rajon, në vitin 2017. Gjithashtu, ulja e normës së interesit nga 3,25% në 3,0%, dhe ulja e normës depozitore kanë ndikuar gjithashtu në rezultatet pozitive.

Erste Group e përmbyll me vlerësimin se Udhëzimi pozitiv i Komisionit Evropian (KE) për Maqedoninë shërben si besueshmëri e rëndësishme politike dhe ofrom mbështetje për qeverinë për të vazhduar me reforma ekonomike dhe institucionale./Telegrafi/