Drita ka qenë në epërsi deri në momentin kur ishte 8-7 për gjilanasit dhe prej asaj kohe, pejanët morën lojën në duart e tyre dhe më s’kishte kush t’i ndalë deri në fund.
Ljuca shënoi 27 pikë dhe kjo është ndeshja e tretë e tij me Pejën, pas transferimit në janar dhe rikuperimit nga lëndimit i tij. Ai dita-ditës po kthehet në formën e tij të vjetër dhe pritet që të bëhet edhe më i mirë në vazhdim.
Samir Shaptahoviq dhe Alban Veseli u dalluan me tre pikëshat e tyre si gjithmonë, teksa Cyril Awere dhe Gerti Shima desh e thyen koshin me ngulitjet e tyre.
Më i dalluari te gjilanasit ishte përsëri Craig Blackmon, i cili shënoi 26 pikë dhe siç e ka zakon, shënoi nga çdo pozitë.
Në anën tjetër Sigal Prishtina e ka demoluar Vëllaznimin me rezultat përfundimtar 106-65. Më meritori për këtë fitore të bardhekaltërve ishte kapiteni legjendar, Edmond Azemi, që shënoi 22 pikë për vetëm 24 minuta sa qëndroi në fushë.
Ndërsa, sot (e enjte) zhvillohet derbi i kësaj jave mes Trepçës dhe Sigkos Bashkimit. Ndeshja do të zhvillohet në Vushtrri në palestrën “Tota” me fillim nga ora 17:00.
Rezultat e xhiros së 20-të të BKT Superligës:
RTV 21 : Kosova 106 – 63
Sigal Prishtina : Vëllaznimi 106 – 65
Peja : Drita 102 – 79
Trepça : Sigkos Bashkimi ? – ?
/Telegrafi/