Telegrafi

Erozioni i plazhit në Australi i lë shtëpitë ‘të varura’ – banorët të frikësuar se shtëpitë mund të ‘rrëshqasin’ drejt në oqean

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë gjendjen e disa prej shtëpive përgjatë bregdetit të New South Wales në Australi.

Sipas mediave huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për banorët në periferitë e Wamberal në Bregun Qendror të NSW të cilët janë të brengosur se shtëpitë e tyre mund të “rrëshqasin” në oqean.

Një gjë e tillë, siç bëhet e ditur, ndodhi pasi kushtet ekstreme të motit, gjatë ditëve të fundit, gërryen plazhin.

Siç thuhet më tej, disa shtëpi plazhi në Wamberal, New South Wales, u dëmtuan dhe ballkonet e tyre u “zhvendosën” në plazh.

Si pasojë, banorët e disa shtëpive u urdhëruan të evakuohen dhe paralajmëruan se strukturat mund të shemben.

Madje, i alarmuar me situatën, një banor thuhet se kishte vendosur “t’i merrte gjërat në duart e veta”, duke angazhuar vinça me blloqe betoni, për përforcim, brenda natës. /Telegrafi/