Në kuadër të turneut të tij botëror, “Vita ce n’e”, Eros Ramazzotti më 30 shtator (e hënë) do të mbajë koncert në “Boris Trajkovski VIP Arena” të Shkupit.
Ramazzotti në Shkup do të vijë me produksionin e tij, ndërsa fansat e tij do ta ketë mundësinë të shohin në skenë një prej yjeve më të mëdha të muzikës italiane.
Koncerti i Ramazzottit në Maqedoni do të jetë më ekskluzivi në Evropë, siç ishte koncerti i Sting, duke pasur parasysh edhe kapacitetin e sallës.
Koncerti do të mbahet më mbahet 30 shtator 2019, ndërsa pos tij, Avalon do të sjellë edhe këngëtarë e grupe të tjera botërore në Maqedoninë e Veriut.