Futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda, një pjesë të madhe të kohës e kalon në Turqi për shkak të angazhimeve të mëdha në fushë.
Sulmuesi nga Kosova gjatë verës nënshkroi kontratë me klubin Manisa Football Club që militon në Ligën e Parë Turke.
Ai së fundmi është parë duke shikuar një ndeshje futbolli bashkë me aktorin e njohur, Tolgahan Sayisman, i cili për publikun njihet në rolin e ‘Çënarit’ si dhe bashkëshorti i artistes shqiptare, Almeda Abazi.
“Njihuni me vëllanë tim të ri”, ka shkruar Tolga në fotografinë përkrah Grezdës.
Futbollisti nga Gjakova këtë vit ka qenë një nga emrat më të lakuar në media e faqet rozë.
Kjo pasi për disa muaj me radhë ka qenë në lidhje me modelen Oriola Marashi, e cila po shënon suksese të mëdha në tregun ndërkombëtar.
I njëjti së fundmi ishte parë duke shijuar një darkë romantike në Turqi me këngëtaren Ajsel Abazi. /Telegrafi/