Eros Grezda është kthyer ta flas për periudhën e vështirë në Glasgow Rangers nën drejtimin e Steven Gerrard – por kjo nuk e ka ulur opinionin e tij për trajnerin që tani punon te Aston Villa.
Grezda u largua nga Skocia duke mos arritur të tregojë vetë, ndërsa tani është kthyer të luajë në Kroaci.
Megjithatë, Grezda vazhdon të mbajë mbresa pozitive për kohën e tij në “Ibrox” duke e quajtur atë kohë të mrekullueshme.
“Ishte e mrekullueshme për mua në Rangers, një klub i madh, tifozë, traditë”.
“Po, për fat të keq nuk luajta derbin e famshëm ‘Old Firm’ për shkak të dëmtimit’.
“Por këto janë vërtet ndeshje speciale, atmosfera që mbizotëron para derbit, gjithçka”, ka thënë fillimisht ai.
Ai u ndal të flas edhe për ish trajnerin e tij te Rangers, Steven Gerarrd, duke e quajtur si trajnerin më të mirë nën të cilin ai ka punuar, duke shpresuar që ai të shkojë një ditë në Liverpool.
“Gerard? Legjenda, trajneri më i mirë me të cilin kam punuar ndonjëherë. Ai jeton për futbollin, i dorëzohet plotësisht atij”.
“E shoh me siguri si trajnerin e ardhshëm të Liverpoolit, shpresoj si pasardhësin e Jurgen Klopp”, ka deklaruara Grezda. /Telegrafi/