Site icon Telegrafi

Eros Grezda dhe Arbër Hoxha e bënë të pamundurën në Kroaci, të pandalshëm me driblimet e tyre

Eros Grezda (Rudes) dhe Arbër Hoxha (Dinamo Zagreb) sot kanë zhvilluar ndeshje shumë të mira në aspektin individual.

Madje dyshja shqiptare kanë thyer rekorde që mbaheshin para tre vjetësh, kur në krye të listës ishte lojtari aktual i Man Cityt, Josko Gvardiol.

Bëhet fjalë për driblime të kompletuara brenda një ndeshje dhe atë në 100 për qind të tentimeve.

Eros Grezda në ndeshjen e sotme mes Osijek dhe Rudes, që u fitua nga vendasit 2-0, anësori shqiptar kishte tetë driblime nga tetë tentime. Ai nga SofaScore u vlerësua me notën 7.6.

Pothuajse të njëjtin shkëlqim e kishte edhe Arbër Hoxha me fanellën e Dinamo Zagreb në fitoren ndaj Istras me rezultat  1-0.

Anësori i gjigant kroat kompletoi shtatë nga shtatë driblime. Ai nga SofaScore është vlerësuar me notën 7.6.

Dyshja ka ndryshuar skuadra në këtë verë, me Grezdën që la Partizanin e Tiranës për tu kthyer në Kroaci te Rudes, ndërsa Hoxha kaloi te Dinamo Zagreb nga Slaven Belupo. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version