Telegrafi

Eros Grezda ‘adoptohet’ me golin, realizon edhe në Kupë

Eros Grezda po kalon nëpër periudhë të mirë në futbollin kroat.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka realizuar edhe një gol për skuadrën e Osijekut.

Kjo e fundit ka triumfuar kundër Zadarit me rezultat të thellë prej 4-0 në kuadër të kupës së Kroacisë.

Lexo po ashtu Grezda i shënon Dinamos së Zagrebi (Video)

Futbollisti 22-vjeçar gjakovar shënoi golin e dytë të skuadrës në minutën e tretë të pjesë lojës së dytë.

Theksojmë se Osijeku në xhiron e ardhshme të kupës do të takohet me ekipin e Rudesit.

Lexo po ashtu Grezda vazhdon me gola, i shënon Rijekës (Video)

Kujtojmë se në dhjetë ndeshje të zhvilluara në ligën elitare kroate ka realizuar tre gola.

Ndryshe, Grezda ka pasur edhe pesë paraqitje me kombëtaren shqiptare të futbollit. /Telegrafi/