Site icon Telegrafi

Erolld Belegu emërohet kryetar i ri i FBK-së (Video)

Sot në Hotel Sirius u mblodh kuvendi i Federatës së Basketbollit të Kosovës për të emëruar kryetarin e ri të kësaj federate, teksa kandidatë për këtë pozitë ishin Blerim Vuniqi dhe Erolld Belegu, këtij të fundit i ishte shfuqizuar kandidatura ditë më parë për shkaqe të falsifikimit të nënshkrimeve për përkrahjen e tij, mirëpo gjërat shumë shpejt ndryshuan.

Kuvendi i FBK-së me shumicë votash e shfuqizoi vendimin e Bordit të FBK-së për anulimin e kandidaturës së Erolld Belegut. Më pastaj, bordi i FBK-së e riktheu kandidaturën e Belegut për kryetar të FBK-së dhe njëherësh u pajtua që të votohet në mënyrë të hapur.

Për Erolld Belegun votuan me shumicë votash duke i dhënë një mandat katër vjeçar.

Ndërsa, në këtë kuvend reagoi ashpër kandidati tjetër për pozitën e kryetarit të FBK-së, Blerim Vuniqi, duke e kritikuar haptazi Erolld Belegun, dhe pastaj u tërhoq nga kandidatura e tij, me këtë arsye: "Pas tentativave të shumë njerëzve që me çdo kusht të jenë pjesë e FBK-së, duke zgjedhur forma të ndryshme vetëm e vetëm për të marrë karrigen e kreut".

Fjalët e para të Belegut si kryetar i FBK-së ishin: “Shpresoj që në këtë mënyrë të vazhdojmë të punojmë tutje dhe natyrisht se i ftoj të gjithë njerëzit e basketbollit që të na bashkëngjiten dhe që së bashku të punojmë për ta zhvilluar basketbollin tonë”.

Për ta ndjekur fjalimin e tij të plotë, ndiqeni videon në vazhdim:

/Telegrafi/

 

Exit mobile version