Site icon Telegrafi

Ernesto Valverde: Rikthimi i Neymarit te Barca, histori e trilluar

Ernesto Valverde ka folur para takimit të së nesërm me Malagan.

Barcelona do të luajë si mysafirë i skuadrës së fundit të ligës elitare spanjolle, La Liga.

Neymar (Getty Images)

Strategu i është përgjigjur edhe shkrimeve të mediave për një rikthim të mundshëm të Neymarit te ekipi katalunas.

“Mendoj se është një histori e trilluar që nuk e di se nga ka ardhur dhe ku do të përfundojë. Nuk do të flas për supozimet dhe thashethemet”, ka pohuar spanjolli.

Trajneri është ndalur edhe te lëndimi kapitenit Andres Iniestas, i cili ka filluar të stërvitet ndaras me ekipin.

“Ai ka filluar të stërvitet dhe për momentin po lëviz ngadalë. Është herët ta dimë nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e mesjavës (kundër Chelseat). Por, kemi lojtarë, jo të ngjashëm, sepse ai është unik, por mund ta zëvendësojnë dhe të tillë, janë Denis , Coutinho, André Gomes”, ka thënë gjatë një konferencë për shtyp Valverde.

Lexo po ashtu Neymari dëshiron rikthimin te Barcelona

Theksojmë se takimi mes këtyre dyja ekipeve do të luhet në ora 20:45 në stadiumin La Rosaleda. /Telegrafi/

Exit mobile version