Edhe pse të gjithë pohojë se Ernesto Valverde ka bërë një mbrojtje të mirë dhe mesfushë të ekuilibruar te Barcelona, lojtarët kohët e fundit të ekipit të parë kanë humbur shkëlqimin në ndeshjet e fundit.
Në mungesë të Ousmane Dembeles, i cili po ndjek një proces të përshtatjes së ngadalshme për shkak të lëndimeve, Barça ka luajtur me Andre Gomesin, Paco Alcacerin, Paulinhon dhe Aleix Vidalin.
Por, pas ardhjes së ekip të lojtarit Philippe Coutinhos, të tre këta lojtarë kanë rënë në plan të dytë, por që ka prish ekuilibrin në mesfushë të katalunasve, shkruan Marca.
‘Cou’ me vështirësi po i përshtatet ekipit, ku ka performancë më të mirë pas inkuadrimit nga stoli sesa duke filluar në formacionin e parë, e cila i ka dhënë sinjale se Valverde duhet të ndryshoj strategji duke iu përshtatur brazilianit, ose të vazhdoj me atë që ka filluar sezonin – mbrojtje e sigurt, mesfushë e ekuilibruar dhe dy sulmues në fazën e sulmit.
Dhe nëse diçka e karakterizon ish-futbollistin e Liverpoolit është aftësia për të kërcënuar pranë zonës rivale, e cila gjë për momentin i mbetet pothuajse ekskluzivitet Lionel Messi.
Nuk dihet nëse Valverde është i gatshëm të humbasë bilancin e famshëm, apo brazilianin duhet të vazhdojë ta inkuadrojë edhe të dielën kundër Atletico Madridit.
Në fund të fundit, këto janë ndeshjet që e bëjnë diferencën mes Anfieldit dhe Camp Nou. /Telegrafi/