Ernesto Valverde ka kontratë me Barcelonën deri në qershor dhe Blaugranat i kanë vendosur marsin, si afatin e fundit për t‘ia komunikuar vendimin e tij bordit në lidhje me të ardhmen.
Ish-trajneri i Athletico Bilbaos e ka një opsion për zgjatje edhe një vit dhe Josep Maria Bartomeu ka treguar se klubi synon ta mbajë atë edhe për sezonin e ardhshëm.
“Do të doja që ai të vazhdojë, pasi ai është trajner i klubit dhe më pëlqen se si ai lidhet me ne dhe me lojtarët”.
“Kur biseduam, e dinim se do të kishte sukses”.
“Jemi shumë të kënaqur me atë se si po shkojnë gjërat dhe ai ka qenë gjithmonë zgjedhja jonë e parë”.
“[Mars] është data ideale për ne që të dimë se çfarë po ndodh për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Bartomeu për Onda Cero.
Në vitin e tij të parë si trajner i Barcelonës, Valverde arriti të fitojë kurorën e dyfishtë në Spanjë dhe shkoi deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/