Site icon Telegrafi

Ernestine – bodybuilderja 74 vjeçare

Amerikanja Ernestine është bodybuilderja më e vjetër në botë, shkruan Daily Mail. Komisioni i librit të rekordeve Guinness ia dorëzoi vërtetimin se është bodybuilderja më e vjetër aktive në botë.

Ernestine, e cila jeton në Baltimore, gjatë orëve të stërvitjes dëshmon se ende është në formë dhe rrallë kush mund të ndjekë ritmin e saj të stërvitjeve.

Zilen në telefonin mobil e ka muzikën e filmit Rocky, ndërsa Sylvester Stallone është idoli i saj. Në rrobat e saj sportive ka moton: “E vendosur, e përkushtuar dhe disiplinuar”. Ajo ushtron çdo ditë me ish Miss Universe Yohnnie Shambourger (57 vjeçare). /Telegrafi/
 

Exit mobile version