Telegrafi

Ernest Zymberi në përvjetorin e parë të martesës: Sa me fat jam që ndaj jetën me gruan më fantastike që kam takuar ndonjëherë

Aktori i njohur Ernest Zymberi është pa diskutim një ndër personazhet më të spikatur të hit serialit “O Sa Mirë”.

Pas një sezone të suksesshme në rolin e ‘Llukmanit’, ai kishte vendosur që në muajt e nxehtë të verës t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.

Megjithatë, ai nuk ka harruar ta kujtoj edhe datën se kur i dha fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë lidhjen me Lenën.

E pikërisht në këtë ditë, të parin vit të kaluar si i kurorëzuar, artisti ka zgjedhur fjalët më të bukura të mundshme për bashkëshorten.

Ai e ka falënderuar bashkëshorten për përkujdesje dhe dashurinë që i dhuron çdo ditë që kalon pranë saj.

“Jetë sa herë mendoj për neve e kuptoj sa me fat jam që ndaj jetën me gruan më fantastike që e kam takuar ndonjëherë. Faleminderit për dashninë që ma jep çdo ditë. Faleminderit për kujdes e përkrahje. Urime përvjetori i parë i martesës e cila na dha gjithçka që kemi ëndërruar…shumë shpejt do të jemi 3 dhe dashnia sa vjen e rritet. Të dua”, ka shkruar aktori në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, aktorin do ta shohim edhe në sezonin e ri të serialit me episode të reja. /Telegrafi/