Ernest Muçi ishte protagonist i madh i ndeshjes, ku Shqipëria U21 mposhti Andorrën U21 me rezultat 2-0.
Suksesi i dytë në grup për ekipin e Alban Bushit, që bën detyrën ndaj Andorrës, duke marrë një fitore të pritshme.
Kuqezinjtë dominuan në “Elbasan Arena” dhe që në minutat e para.
Në minutën e 36-të Shqipëria kaloi më në fund përpara me Ernest Muçin, që realizoi me një kryevepër nga goditja e dënimit, duke u konfirmuar vendimtar për kuqezinjtë.
Në fundin e pjesës së parë, Muçi humbi një penallti për ta kthyer rezultatin në 2-0.
Por anësori Muçi nuk u dorëzua dhe me një tjetër super gol nga goditja e dënimit në kohën shtesë.
Kuqezinjtë marrin tri pikë, ku pas katër golave të pësuar në Çeki rikthehen te suksesi./Telegrafi/