Site icon Telegrafi

Ermonela Jaho vlerësohet me çmimin “Artistja më e mirë e huaj” në Spanjë

Foto: Instagram

Ermonela Jaho, artistja që na ka bërë krenarë me çdo performancë të saj, ka marrë një tjetër vlerësim të merituar.

Më 22 tetor në Madrid, ajo u nderua me çmimin “Artistja më e mirë e huaj” për kontributin e jashtëzakonshëm në Lirikën dhe Kulturën në Spanjë.

Çmimi iu dorëzua nga Ministrja e Drejtësisë për kontributin e saj në poezinë spanjolle.

Sopranoja shqiptare është vlerësuar dhe duartrokitur jo pak herë për zërin e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ermonela Jaho

Jaho është një nga talentet shqiptare më të njohura në botë.

Falë përkushtimit dhe talentit të madh, është kthyer në një nga yjet më të vlerësuar në operat ku ka interpretuar.

Jaho ka lindur në Tiranë, në vitin 1974. E njëjta u largua nga Shqipëria në vitin 1993 për në Itali me një bursë dhe më pas iu desh të realizonte ëndrrën për të dalë në skenë, përkrah artistëve të huaj. /Telegrafi/

Exit mobile version