Telegrafi

Ermonela Jaho, për koncert bamirësie në Tiranë

Sopranoja e famshme Ermonela Jaho, do të jetë pjesë e një koncerti bamirësie. Të gjitha fitimet e koncertit, që do të zhvillohet sot në orën 19:00, te salla e Katedrales Ortodokse në Tiranë, do të shkojnë për organizatën YWCA për të mbështetur gratë me kancer gjiri.

Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se është shumë i lumtur që një talent i rrallë dhe një mike e çmuar si Ermonela Jahoi kthehet në Tiranë. Ai gjithashtu u bën thirrje të gjithëve që të mos e humbin këtë koncert, që padyshim do të jetë madhështor ashtu siç vetëm Ermonela di të jetë.