Telegrafi

Ermonela Jaho me paraqitje të shkëlqyer në Teatrin e Realit në Madrid

Foto: Ermonela Jaho/Facebook

Sopranoja e njohur kosovare, Ermonela Jaho, ka bërë një tjetër interpretim të shkëlqyer, kësaj radhe në Teatrin e Realit në Madrid.

Ajo është gjithmonë e vlerësuar për zërin e saj, duke u bërë kështu një nga sopranot më të famshme shqiptare.

Foto: Ermonela Jaho/Facebook

Paraqitjet e saj shquhen gjithmonë me stil, kjo ngase këtë kujdes ajo ia adreson stilistes së njohur, Blerina Kllokoqi-Rugova.

E nga performanca dhe paraqitja e saj, duket se ka ngelur e kënaqur edhe vet artistja.

“Një përvojë shumë e kënaqshme, fustan i gjelbër i mrekullueshëm nga Blerina Kllokoqi Rugova”, ka shkruar Ermonela në videon e publikuar në Instagram.

Ermonela Jaho është shumë e angazhuar me koncerte dhe opera jashtë vendit. /Telegrafi/

Foto: Ermonela Jaho/Facebook