Ata të dy do të na bëjnë gjithmonë krenarë.
Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu po vazhdojnë turneun nëpër botë dhe mesi i shtatorit i ka gjetur në Argjentinë.
Artistët po japin shfaqje për publikun atje. “La Traviata” e Verdit është vepra që po luajnë në një mënyrë të jashtëzakonshme.
Më e veçanta është se të dy janë shqiptarë dhe po ndajnë një skenë gjigante në një tjetër kontinent.
Këtë e ka theksuar edhe Ermonela në mesazhet e publikuar në rrjetet sociale.