Lorik Cana dhe Ermir Lenjani duket se janë miq të mirë edhe jashtë fushave të blerta.
Në fakt, dyshja e kombëtares shqiptare luajnë në skuadrën franceze të Nantesit, e cila pësoi humbje me rezultat 2:0 kundër Caen-it.
Por, Cana dhe Lenjani e kanë marrë me sportivitet humbjen dhe kjo shihet në një video të publikuar në llogarinë personale të dyshes së lartpërmendur në Instagram.
“Kështu kur rinia tallet me më të vjetrit”, ka shkruar Cana, i cili duket se ishte pozicionuar që të fotografohej, ndërsa Lenjani po merrte xhirime filmike. /Telegrafi/