Anësori shqiptar, Ermir Lenjani, është përfshirë në golin e parë sezonal të skuadrës së tij në Superligën Turke.
32-vjeçari, i cili këtë sezon luan te Umraniyespor, në sfidën hapëse të edicionin 2022/2023 ka asistuar në golin e parë të ekipit të tij kundër Fenerbahces.
Enner Valencia e zhbllokoi rezultatin për ekipin vendas në minutën e 19-të të takimit, por 10 minuta më vonë, mysafirët e barazuan rezultatin.
https://twitter.com/rvrfrfrf/status/1556722467380633600
Lenjani ishte arkitekt i këtij goli, pasi falë harkimit të tij, kroati Tomislav Glumac e barazoi rezultatin duke shënuar me kokë (29’).
Sidoqoftë, para se skuadrat të shkonin në pushim, Valencia e realizoi edhe golin e dytë për Fenerbahcen (45’+2). /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=d5tS6I6Pzlw