Site icon Telegrafi

Ermali: I trembem të ardhmes së fëmijëve të mi

I ftuari i radhës në rubrikën e intervistës në emisionin “Thumb” ka qenë këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu.

Gjatë intervistës, ai ka folur dhe për familjen dhe të ardhmen duke rrëfyer se i trembet së nesërmes dhe atë çfarë do të ndodhë me fëmijët e tij.

Lexo po ashtu Ermali bashkë me familjen në pushime (Foto)

“Më tremb fakti se çfarë do të bëhet nesër me fëmijët e mi, si do të rriten. Nuk dua t’i largoj nga Kosova”.

“Dëgjoj shumë të tjerë që thonë të kundërtën por duhen bërë sakrifica. Unë mundohem të jem sa më i afërt dhe të flas me ta”, është shprehur këngëtari.

Ermali është baba i tre fëmijëve: Arti, Era dhe Buna. /Telegrafi/

Exit mobile version