Site icon Telegrafi

Ermali publikon një video të shkurtër të baladës për dashurinë

Ermal Fejzullahu është në proceset e fundit të realizimit të këngës së re.

Këngëtari shqiptar duket se do ta mbyll vitin 2017 me një këngë të zhanrit të baladës.

Kështu së paku ka bërë të ditur këngëtari përmes një video të shkurtër të publikuar në llogarinë personale në Istagram.

Ermali shihet pran një pianoje duke ekzekutuar teksa tekstin i këngës bënë fjalë për dashuri të pavërtetë.

“11 dhjetor ora 18:00 kënga e re”, ka njoftuar Ermali përmes Instagramit.

Komentet e para të videos së shkurtër janë pozitive bazuar në mesazhet e fansave të këngëtarit.

Ndryshe, këngëtari ka paralajmëruar se do të sjell projekte të reja edhe gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version