Telegrafi

Ermali publikon një video të 20 viteve më parë (Video)

Ermal Fejzullahu pjesë e skenës është që i vogël dhe duket se ndjen nostalgji për fillimet e tij.

Këngëtari në profilin e tij në Instagram ka publikuar një video, e cila është bërë 20 vite më parë, transmeton Telegrafi.

“Çka gjeta, para 20 viteve”, është mbishkrimi që ka lënë Ermali sipër kësaj video, për të cilën si duket është i lumtur që e ka gjetur.

Ndryshe “Mi amore” mban titullin projekti i tij i fundit në bashkëpunim me këngëtaren Kida, duke arritur një pëlqyeshmëri të madhe të publikut./Telegrafi/.