Site icon Telegrafi

Ermali: Nuk më pëlqen kur njerëzit më hedhin para në lokalet ku këndoj

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ka qenë i ftuari i radhës në rubrikën e intervistës në emisionin “Thumb”, ndërsa gazetaret e kanë pyetur për shumën më të madhe që i kanë dhënë ndonjëherë gjatë performancave të tij në dasma apo koncerte.

Mirëpo, duket se Ermalit nuk i pëlqen që t’i hedhin para në evenimentet ku ai interpreton.

“Nuk i pranoj më këto përshëndetje. Në dasmë edhe po, por në lokale jo”.

“Ka shumë raste kur njerëzit vijnë dhe hedhin lekë. Mua s’më pëlqen shumë. Ka dhe nga ata që pendohen të nesërmen që i kanë hedhur”, ka deklaruar këngëtari.

Lexo po ashtu Ermal Fejzullahu publikon klipin e "Ai nuk ka me t’dasht si unë" (Video)

Ndryshe, Ermali pak ditë më parë ka publikuar projektin e tij me titull, “Ai nuk ka me t’dasht si unë”, një klip që është pëlqyer shumë nga fansat. /Telegrafi/

Exit mobile version