Telegrafi

Ermali na i shpalos “ditët e tij”

Në këtë këngë, sa gazmore aq edhe e prekëse, Ermali ka bërë një panoramë të jetës së tij, duke përcjellë një mesazh shumë të qartë që secili duhet ta marr jetën ashtu siç i vjen.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga kantautori Pirro Çako, ndërsa videoklipi, ku paraqitet edhe bashkëshortja e tij Ami, është realizuar nga “Pro Video.

Humori i Ermalit nuk ka munguar as edhe në këtë këngë, ku mysafirë janë edhe aktorët e serisë së famshme komike “Apartament 2XL”, dhe miq të tjerë të këngëtarit, si Dr.Flori e Pirro Çako. /Telegrafi/Shqiptarja/