Telegrafi

Ermali: Françin e kam shumë për zemër

Ish-banori i Big Brother Albania, në një intervistë në Shqipëri ka folur për ish të dashurën e tij, duke pohuar se ata ende janë miq të mirë dhe se ende ka ndjenja për të.
“Me Françeskën jemi miq. Jemi takuar, kemi pirë kafe..Tani jemi shokë dhe s’kemi asnjë konflikt me njëri-tjetrin. Veç kësaj, e kam për zemër”, ka thënë Ermali.
E mundësinë e ribashkimit të tyre, ai nuk e mohon.
Me buzëqeshje ai thotë: ”Nuk dua të them jo, apo kurrë, sepse asnjëherë nuk i dihet. Gjithçka mund të ndodhë”.