Telegrafi

Ermali flet për vëllanë e tij të madh (Video)

Ermal Fejzullahu ka folur për vëllanë e madh, Armendin, i cili ndonëse nuk është shumë aktiv, ende e zhvillon karrierën e tij prej këngëtari nëpër klubet londineze, ku edhe jeton.

“Armendi, grupi ‘Votra’ është vëllai i madh, ai ndodhet në Londër, Angli. Jetojnë atje bashkë me familjen me dy fëmijët që i ka, Lisin edhe Enën”.

“Përndryshe, edhe atje këndon, është aktiv nëpër klube ku mblidhen shqiptarë edhe pse ka pas edhe ai pak stagnim, në kuptim që ka ndaluar pak me këngë”.

“Nuk është se ka qenë shumë aktiv kohët e fundit, duke e pasur parasysh që është i angazhuar edhe me punë atje që e ka, si dhe me familjen”, ka deklaruar Ermali për KP.