Telegrafi

Ermali Fejzullahu befasohet për ditëlindje

Ermal Fejzullahu ka një arsye më tepër për të qenë i lumtur dhe të festuar gjatë ditës së sotme.

Këngëtari i shumë hiteve dhe bashkëpunimeve ka lindur më 23 gusht të vitit 1988, pra sot mbush plotë 30 vjet.

Ai për këtë ka marr shumë urime dhe përgëzime prej familjarëve si dhe miqve të kamotshëm.

Një befasi i kishin përgatitur edhe organizatorët e Coco Club në Ferizaj, ku shihet ndezja e fishekzjarrëve si dhe urimi njëzëri i publikut të pranishmit në koncert.

Theksojmë se karrierën muzikore e filloi në moshën gjashtëvjeçare si pjesë e disa festivaleve për fëmijë.

Pas kësaj kohe Ermali u rikthye në skenë me muzikë për të rritur dhe gjithashtu në një stil të veçantë.

Këngëtari në vitin 2008 kurorëzoi dashurinë me Arianën, ku tash çifti janë prindër të tre fëmijëve, Artit, Bunës dhe Erës.

Urime Ermal! /Telegrafi/