Telegrafi

Ermali dhe Ariana, disa ditë pushimi në Athinë (Foto)

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu është shumë i pëlqyer dhe i ndjekur nga publiku në rrjetet sociale.

Ai dhe bashkëshortja e tij Arijana gjithmonë janë cilësuar si një ndër çiftet më të mira në estradë.

Së fundmi, përmes disa fotografive të publikuara në Instagram, dyshja kanë treguar se kanë vizituar qytetin e lashtë të Athinës.

Ata kanë vendosur që së bashku të shijojnë disa ditë të mira pushimi nën shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa kanë ndarë me ndjekësit e tyre vazhdimisht imazhe nga kryeqyteti grek. /Telegrafi/