Telegrafi

Ermali dhe Ariana bëhen prindër për herë të katërt

Ermali dhe Ariana (Foto: Instagram)

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana Fejzullahu, mbrëmë janë bërë prindër për herë të katërt të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ana.

Lajmin e bëri të ditur vet këngëtari përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Mirë se erdhe në jetë Ana”, ka shkruar krahas këtij imazhi artisti Fejzullahu, ku në foto veç vajzës së posalindur shfaqen edhe fëmijët e tjerë të tij.

Ermal Fejzullahu, baba për herë të katërt (Foto: Instagram)

Në ndërkohë, çifti Fejzullahu tashmë janë prindër edhe të tre fëmijëve të tjerë, Artit, Erës dhe Bunës.

Lexo po ashtu Ariana Fejzullahu publikon pamje nga festa e “Baby shower”

Ariana po ashtu para një muaji i realizoi edhe një ‘Baby shower’, vajzës së saj, me shumë të ftuar kolege e mike të saj.

Ndryshe, Ermali dhe Ariana janë të martuar më shumë se një dekadë dhe gëzojnë një jetë të lumtur familjare. /Telegrafi/