Site icon Telegrafi

Ermali dedikim special për ditëlindjen e nënës (Foto)

Megjithëse nuk i përket skenës, është e njohur për publikun shqiptar pasi bashkëshorti dhe djali i saj ia dedikojnë çdo sukses.

Bëhet fjalë për Nerën, bashkëshorten e Sabri Fejzullahut dhe nënën e Ermalit, e cila sot feston ditëlindjen e saj, transmeton Telegrafi.

Në këtë ditë të veçantë për nënën e tij, Ermali ka zgjedhur që përmes rrjeteve sociale t’i bëjë një dedikim special asaj.

“Nëna ime je një këngë, të cilën asnjëherë nuk do mund ta krijoj, edhe pse çdo këngë që krijoj të dedikohet ty. Urime ditëlindjen qofsh e lumtur gjithë jetën. Të dua”.

Ndryshe Nera është bashkëshortja e dytë e këngëtarit Sabri Fejzullahu./Telegrafi/

Exit mobile version