Site icon Telegrafi

Ermali bëhet nostalgjik, kujton kohën kur ishte i vogël dhe fotografohej me Lecin (Foto)

Këngëtari Ermal Fjeuzllahu ka filluar të këndojë që nga fëmijëria, kjo falë inspirimit që mori nga babait tij, këngëtarit të njohur Sabri Fejzullahu.

Duke qenë pjesë e skenës që në moshë të hershme, patjetër që do të binte të takoheshe me plot njerëz të famshëm, dhe një gjë e tillë i ka ndodhur Ermalit.

Ai ka publikuar sot (e mërkurë) në Instagram një fotografi kur ka qenë shumë i vogël, dhe shihet duke u fotografuar pranë kolegut të babait të tij, aktorit Ibrahim Krajkova, i njohur si Leci.

“Sa më kthej mbrapa kjo foto, njerëzit si ti nuk vdesin…Leci”, kanë qenë fjalët e këngëtarit. /Telegrafi.

Exit mobile version