Telegrafi

Ermal Meta publikon këngën e re “Stelle cadenti”

Foto: Ermal Meta/Instagram

Artisti i njohur shqiptar me famë në Itali, Ermal Meta, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

“Stelle cadenti” mban titullin kënga e re e tij, e cila në shqip do të thotë “Yjet që bien”.

Producentë të këngës janë Mescal dhe Stefania Bonomini, gjersa tekstin e ka shkruar vet Ermal Meta.

Foto: Ermal Meta/Instagram

Kënga është vizualizuar edhe me një klip nën ngjyrat bardhë e zi, i cili i përshtatet tematikës që balada trajton.

Për anën vizuale është kujdesur Studiocane në Itali.

Këngëtari shqiptar me prejardhje nga Fieri vazhdon të jetë ndër emrat më dominues në tregun muzikor italian.

Ai kishte parashikuar që këtë verë të mbante një koncert falas në sheshin e Tiranës, por një gjë e tillë nuk u realizua dhe arsyet e mos-organizimit nuk u bënë të ditura. /Telegrafi/