Këngëtari shqiptar, Ermal Meta, do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Evropian, ‘Euro 2020’.
Në skenë do të ngjitet edhe Andrea Bocelli, ndërsa Meta do ta interpretojë këngën e tij “Uno” pikërisht pak para nisjes së ndeshjes Itali-Turqi.
Kënga “Uno” është përshtatur me ngjarjen, pasi bëhet fjalë për një udhëtim në fusha futbolli, ku mesazhi është se nuk është e nevojshme të jesh i famshëm për të luajtur sport dhe shijuar atë – transmeton TCH.
Ma che bello! 🎉👏🏻sei il nostro orgoglio @MetaErmal#Uno #ForzaAzzurri 🇮🇹#EURO2020#ErmalMeta pic.twitter.com/iAS4blPOO6
— 🐺💛ꀸꍏꈤꌩꍟ꒒ꍏꉓꍏꋪꌃꂦꈤꀤ💛🐺 (@DanyelaCarboni) June 10, 2021
Në Kampionatin Evropian të futbolli do të përballen 24 skuadra gjatë turneut që do të zgjasë plot një muaj dhe finalja e madhe do të luhet në datën 11 korrik në stadiumin legjendar të Anglisë, Wembley.
Nesër në mbrëmje në shkallët e Stadio Olimpico në Romë do të jenë 14 mijë spektatorë që kanë kaluar COVID-in, janë vaksinuar apo kanë një test negativ.