Këngëtari shqiptar, Ermal Meta, ka folur pas fitores në San Remo.
Kantautori ishte pjesëmarrës në San Remo me Fabrio Moron dhe arriti të triumfojë.
Por, kënga e tyre së pari u tha se do të pezulliohej nga festivali në mesin e akuzave për plagjiaturë.
Sidoqoftë, në një intervistë për emisionin “Wake Up” në Top Channel, Meta tha se kënga e ka pasur refrenin e njëjtë, i realizuar nga i njëjti produksion, por se e gjithë kënga është punuar sërish nga artistët.
Ai shtoi se këto polemika ndihmuan në fitoren e tij në San Remo.
“Disa gazetarë i kërkonin polemikat, donin të bënin shumë polemika. Megjithatë këto, që nuk i quaj domosdoshëmrisht sulme më ndihmuan sepse vëmenja është kthyer kah kënga dhe ata që shikuan San Remon së paku një herë dëgjuan këngën tonë”, tha Ermal Meta.
https://www.youtube.com/watch?v=1fUZ11k1k8U
Ai shtoi se kënga vazhdon të jetë në vendin e parë të klasifikimit në Itali dhe në Maltë, e vazhdon të jetë në top 10 në shumë vende në botë. /Telegrafi/